KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj 4 personave që i shkaktuan dëm buxhetit, Prokurori kërkon suspendimin e zyrtareve
Siguri

Aktakuzë ndaj 4 personave që i shkaktuan dëm buxhetit, Prokurori kërkon suspendimin e zyrtareve

Kosova News
Kosova News 16:41 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrehur aktakuzë nga dy zyrtareve të Ministrisë së Arsimit, N.S. dhe B.B., si dhe dy pronarëve të kompanive, V.B. dhe M.S. për veprat “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”. 

Sipas aktakuzës, N.S. dhe B.B., në cilësinë e zyrtareve të MASHT-it, gjatë implementimit të kontratave “Furnizim me Teknologji Informative për nevoja të MASHT-it”, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë vepruar jashtë autorizimeve zyrtare dhe jashtë kompetencave të tyre reale, në atë mënyrë qe me dashje direkte dhe me qëllim që të përfitojë dobi pasurore Operatori Ekonomik, i tejkaluan kompetencat e tyre si dhe nuk i përmbushën detyrat e tyre zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se ato kanë nënshkruar dhe lejuar dokumentacione për pagesa duke tejkaluar 30% e kontratave publike kornizë që parasheh Ligjin e Prokurimit Publik, ku si pasojë kompanisë i kanë sjellë dobi materiale dhe me këtë i kanë shkaktuar dëm të madh Buxhetit të Kosovës, me saktë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Shuma e llogaritur në total që i është bërë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës është prej 807,293.36 €.

“Ndër tjerash, të pandehurit N.S., B.B. dhe M.S., gjatë procesit të furnizimit me pajisje teknologjike të Universitetit Publik në Gjilan, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve si dhe duke i fshehur faktet e sjellin në lajthim personin tjetër që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, përkatësisht Buxhetit të Republikës së Kosovës, ashtu që kanë krijuar dhe nënshkruar dokumentacion me qëllim të duplifikimit të Urdhërpagesës, ku bazuar në këto Urdhërpagesa janë ekzekutuar pagesat për të dytën herë për pajisjet që tani më janë dërguar dhe paguar”, ka njoftuar Prokuroria.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, dhe që gjykata të konfiskojë dy banesat e blera më 2018 në vlerë prej 102,500.00 euro dhe 84,000.00 euro, dobi pasurore këto të fituara me vepër penale, si dhe të shqiptojë dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës për të pandehurat N.S. dhe B.B.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?