KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve
Siguri

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve

Kosova News
Kosova News 15:05 -03/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.T., E.D., R.V., dhe P.S., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 06.06.2024.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 parag. 1 nënparag. 1.9 dhe nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


‘’Sipas aktakuzës, më 05.06.2024, rreth orës 22:38min, të akuzuarit D.T., E.D., R.V., dhe P.S., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, sasi të konsiderueshme të narkotikëve, të cilët janë shpallur të ndaluara me ligj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin narkotikët në bagazhet e dy automjeteve VV Golf 7, dhe nisen në drejtim të kufirit Kosovë – Shqipëri për të shkuar në Shëngjin në festivalin “Unum”. Gjatë rrugës, pasi tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, automjetit të parë që drejtohej nga E.D., i shqiptohet tiketa nga ana e policisë dhe në ato momente i pandehuri D.T., që ishte në veturën e dytë, pasi kishte ndaluar veturën shkon te vetura e parë, ku e tërheq një çantë krahu nga automjeti dhe e gjuan në një largësi rreth pesë metra, me ç’rast pas shqiptimit të tiketave, ai shkon në të njëjtin vend për të marrë çantën me qëllim që ta vendos  në veturë, me ç’rast zyrtarët policorë reagojnë dhe gjatë kontrollimit të çantës vërejnë substanca të konsiderueshme narkotike të vendosura në qese të najlonit’’, thuhet në njoftim.


Sipas ekzaminimit të laboratorit, të datës 21.01.2025 kanë rezultuar si në vijim :

 Kokainë të përzier me fenacetin me peshë neto të përgjithshme për dhjetë paketime 7.78 gram – Kokainë  pesha neto 132.16 gram,
– Kokainë të përzier me fenacetin me peshë 66.30 gram,
– MDMA Methyllenedioksymethapfenatime (MDMA) pesha neto 693.28 gram,
– MDMA pesha neto e përgjithshme 841.21 gram,
– MDMA 305 qese me peshë prej 305.66 gram
– MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë gjithsej 296 qese, me peshë 319.14 gram,
– MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë pesha neto 0.98 gram,
– MDMA pesha neto e përgjithshme 470.22 gram,
– Substancë narkotike kokainë të përzier me fenacetin pesha neto për tetë paketime 6.40 gram,

– MDMA 1.13 gram, ketamin pesha neto 273.17 gram, ketamin pesha neto për 18 qese 165.69 gram,
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 5.49 gram,
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 0.93 gram
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 1.54 gram,
– MDMA pesha neto 2.24 gram
– Substancë psikotrope e llojit kanabis me peshë 4.60 gram,
– MDMA me pesha neto 11.39 gram,
– MDMA me peshë neto 1212.9 gram
– MDMA me peshë neto 912.70 gram,
– Substancë narkotike e llojit kanabis me peshë 0.31 gram.
Prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve, si dhe në kuptim të nenit 269 par. 2 dhe 270 dhe 276  par. 2 nëpar. 2.2 dhe 2.5  të KPP-së, ka propozuar që si dënim plotësues të bëhet konfiskimi i përhershëm i sendeve të sekuestruara, po ashtu të konfiskohen dy vetura VV Golf 7, si dhe  nga të katër të pandehurit të konfiskohet shuma rreth 7.788 euro, dhe 100 dollar, para të përfituara nga vepra penale.
Gjithashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 03/02/2025 03/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?