KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuza ndaj Kobrës, si ndryshuan rrethanat e rastit brenda natës kritike?
Siguri

Aktakuza ndaj Kobrës, si ndryshuan rrethanat e rastit brenda natës kritike?

Kosova News
Kosova News 19:52 -18/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktakuza për vrasjen që ndodhi në janar të vitit të kaluar pas sherrit në lokalin Kobra City tashmë ka marr konfirmimin nga Gjykata e shkallës së parë.

Disa javë pas mbajtjes së seancës fillestare, Gjykata në Prishtinë e ka konfimuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale, duke hedhur poshtë ankesat e avokatëve mbrojtës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të akuzuarve D.H etj, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.12/2023 të datës 20.02.2024, duke vendosur sipas kërkesave për kundërshtim të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, më datë 29.04.2024 ka marr vendim me të cilin ka refuzuar Kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhjen e aktakuzës PPS.nr.12/2023, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve, si të pa bazuara. Në këtë çështje penale, do të vazhdohet me procedim sipas kësaj aktakuze pasi që ky Aktvendim të bëhet i plotfuqishëm. Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë në gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 10 (dhjetë) ditëve, nga dita e pranimit të aktvendimit. Ankesa bëhet përmes Gjykatës Themelore Prishtinë, për Gjykatën e Apelit në Prishtinë”, tha Gjykata Themelore në Prishtinë.

Por, ndaj këtij vendimi ka paralajmëruar ankesë avokati i të akuzuarit kryesor Dibran Hoxhajt, Florent Latifaj.

Aktakuza 27 faqesh, e përpiluar nga Prokuroria Speciale, e të cilën e ka siguruar Dukagjini përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, tregon në detaje veprimet e Hoxhajt dhe të katër të akuzuarve të tjerë, derisa mënyrën e kryrjes së vrasjes e konsideron si të paskrupullt e të dhunshme.

“Kryesi ka qenë i vetëdijshëm për rrezikshmërinë e veprimeve dhe për mundësine e shkaktimit të pasojave, dhe është pajtuar me një situatë të tillë. Pra, ky lloj i vrasjes mund të kryhet me dashje direkte apo eventuale. I pandehuri Dibran Hoxhaj ka gjujtur nga arma gjysmë – automatike në drejtim të veturës në të cilën ishin të dëmtuarit, duke e ditur se brenda gjenden 3 persona. Të katër plumbat e shkrepur e kanë goditur automjetin, ndërsa të dëmtuarit kanë qenë vetëm disa centimetra larg nga viktima Visar Cengu. Pra, plumbat e shkrepur kanë mundur ta godasin shumë lehtë edhe ndonjë person tjetër brenda veturës. Të pandehurit Dibran Hoxhaj kjo nuk i ka interesuar, ka qëlluar 4 herë duke mos ditur sa njerëz do të mbeten të vrarë apo plagosur dhe është pajtuar me atë situatë”, thuhet në aktakuzën e parë.

Tutje aty përmendet, se si në natën kritike policia e kishte regjistruar rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, e rrethanat kishin ndryshuar pas një lajmi nga policia e Shqipërisë.

 “Rreth 20 minuta pasi që i pandehuri Dibran Hoxhaj ka gjuajtur me armë zjarri, ka ardhë policia, duke besuar se fjala është vetëm për një gjuajtje me armë, pa pasoja serioze. Rasti në polici është regjistruar si vepër penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kryesit janë personat nga Republika e Shqipërisë, ndërsa i pandehuri Dibran Hoxhaj paraqitet si pala e dëmtuar. Sektori i hetimeve rajonale Prizren tek në 6:30h ka marrë informatën nga Shqipëria se nga gjuajtjet një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur…. Pra, në ndërkohë, të pandehurit kanë pasë kohë të mjaftueshme për të fshehur prova”, thuhet në aktakuzën e dytë.

Në këtë dokument të Prokurorisë Speciale, përmenden edhe masat e fshehta të përgjimit që janë përdoru gjatë kohës së vizitave tek të akuzuarit, ky sipas prokurorisë, verzioni i tyre konfirmohet nga pothuajse secili i akuzuar, në mënyrë direkte ose indirekte.

“Përgjegjësia e të pandehurit Dibran Hoxhaj për veprën penale të vrasjes, si dhe të pandehurve të tjerë për vepra tjera penale, dëshmohet edhe me rezultatin e zbatimit të masave të fshehta të përgjimit. Kjo masë është zbatuar kuadër të gjithë të pandehurve gjatë qëndrimit në paraburgim ashtu që pothuaj se secili prej tyre në mënyrë direkte apo indirekte e përshkruan ngjarjen në mënyrë identike se si është paraqitur në dispozitivat e kësaj aktakuzës”, thuhet në aktakuzën e tretë.

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj, janë deklaruar të pafajshëm në akuzat ndaj tyre, në seancën fillestare të mbajtur në muajin mars, në lidhje me vrasjen e ndodhur në afërsi të lokalit ‘Cobra City’ në Prizren, në fillim janarin e 2023/ rtvd

Gjithashtu lexoni:

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “

Kosova News 18/05/2024 18/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?