KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksioni ‘Qielli i thyer’- Edhe dy muaj paraburgim ndaj Agim Rexhepit i dyshuar për krim të organizuar
Siguri

Aksioni ‘Qielli i thyer’- Edhe dy muaj paraburgim ndaj Agim Rexhepit i dyshuar për krim të organizuar

Kosova News
Kosova News 18:20 -05/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Agim Rexhepit, i dyshuar për “krim të organizuar” – lidhur me shitblerje të narkotikëve. Po ashtu, Rexhepi nga Prokuroria Speciale po dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “shpëlarja e parave”.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. R., gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. R. iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, deri me datë 17.09.2025”– thuhet në përgjigjen e Mirlinda Gashit.

Masa e paraburgimit për herë të parë të dyshuarit Rexhepi i ishte caktuar më 19.06.2025.

- Reklamë -

KALLXO.com ka arritur ta sigurojë Dosjen e Prokurorisë ndaj të pandehurit Agim Rexhepi.

Sipas Dosjes së Prokurorisë Agim Rexhepi në periudhën kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri në muajin maj të vitit 2025, në Kosovë dhe shtete të tjera, me dashje, edhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, edhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope edhe analoge, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare për vete, në mënyrë aktive ka marrë pjesë në veprimtari kriminale të grupit të organizuar kriminal, me qëllim të shitjes pa autorizim, shpërndarjes edhe transportimit të substancave që janë shpallur me Ligj si substanca psikotrope apo substanca analoge.

Në Dosjen e Prokurorisë thuhet që i pandehuri duke qenë pjesë e këtij grupi kriminal të organizuar që merret me trafikimin e lëndëve narkotike: kokainë, heroinë, marihuanë nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turkisë për në Kosovë e realizon aktivitetin e tij kriminal duke aranzhuar fillimisht porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura.

Tutje, në Dosjen e Prokurorisë thuhet se përmes pjesëtarëve të këtij grupi sigurohet që narkotikun ta fshehë nëpër kontejnerë të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunker – duke e kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluara ekstra për fshehjen e narkotikut. Të njëjtën përmes rrugëve tokësore, porteve detare, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e sjellin në Kosovë.

Gjithnjë sipas Dosjes së Prokurorisë, pjesëtarët e këtij grupi kriminal e bëjnë përzierjen e narkotikut me sodë bikarbonat dhe përzierës të tjerë, me qëllim të shtimit të peshës. Më pas e paketojnë me anë të një makine me presion, edhe përsëri narkotikun e vendosin duke e kamufluar nëpër mjetet e transportit të përmendura më lart, edhe e transportojnë duke e shitur te blerësit në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të Unionit Evropian, e një sasi në Kosovë. Këtë aktivitet kriminal ky i pandehur e bën edhe në bashkëpunim me personat e tjerë, brenda edhe jashtë Kosovës – identiteti personal i të cilëve ka gjasa të vërtetohet gjatë fazës së mëtejme hetimore. E, me të cilat veprime i pandehuri Rexhepi si pjesë e këtij grupi kriminal ka arritur të përfitojë miliona euro, përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Andaj, për shkak të veprimeve të lartpërmendura ai po dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprën penale: “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  – lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja, edhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope edhe analoge”.

Dosja e Prokurorisë thotë po ashtu se i dyshuari Rexhepi në periudhën kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri në muajin maj 2025, në Kosovë edhe shtete të tjera, me dashje, edhe duke e ditur se pasuria e caktuar është e fituar përmes aktivitetit kriminal – pasuri kjo e fituar nga i pandehuri në mënyrën e përshkruar si në Pikën e Parë të Dispozitivit të kësaj Kërkese – mjete të tilla të fituara nga aktiviteti kriminal.

Në Dosje thuhet se një pjesë e tyre i transferon nëpër biznese të ndryshme – biznese këto të themeluara nga vetë i pandehuri, edhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë e konverton në prona të luajtshme dhe të paluajtshme – tokë, shtëpi, vetura, banesa, etj. Krejt këtë veprim për t’u dukur se gjoja se këto pasuri janë të siguruara në mënyrë të ligjshme. Kjo me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe burimit të vërtetë të kësaj pasurie.

Andaj, për shkak të veprimeve të lartpërmendura ai po dyshohet nga Prokuroria se ka kryer edhe veprën penale “shpëlarja e parave”.

Lidhur me aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer” në masën e paraburgimit gjenden edhe 22 persona të tjerë. Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç, janë të arrestuarit e dyshuar në aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer”, në 45 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Viti, Suharekë e Pejë.

Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera, me dashje dhe dijeni, kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike. E, nga kjo veprimtari grupi dyshohet se pati fitim milionësh.

Bartja e narkotikëve në bazë të Dosjes thuhet se është bërë përmes kontejnerëve të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunkerë në formë të kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluara ekstra për fshehjen e narkotikëve.

Rruga që është përshkruar është përmes rrugëve tokësore, Porteve detare në Shqipëri, Maqedonisë së Veriut për në Kosovë

Gjithashtu në Dosje përshkruhet edhe se pjesëtarët e grupit kishin bërë përzierjen e narkotikëve me sodë bikarboni dhe përbërës të tjerë, me qëllim të shtimit të peshës dhe më pas ishte paketuar me anë të një makine me presion, e përsëri narkotikun e vendosnin duke e kamufluar në mjetet e transportit. Pas pranimit të drogës në Kosovë grupi dyshohet se më pas përmes mjeteve të transportit shisnin në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të BE-së.

Grupi dyshohet se përmes këtij aktiviteti të trafikimit të drogës ka fituar miliona euro në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 05/08/2025 05/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?