KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksioni i sotëm – Vilat e politikanëve dhe biznesmenëve, të sekuestruara në Brezovicë
Siguri

Aksioni i sotëm – Vilat e politikanëve dhe biznesmenëve, të sekuestruara në Brezovicë

Kosova News
Kosova News 13:31 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve të tjerë, janë sekuestruar më 11 tetor në Brezovicë, tha prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.

Sekuestrimi i rreth 100 objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Këto institucione, pas inspektimit të objekteve të ndërtuara në Brezovicë, kanë vlerësuar se këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe planin hapësinor për këtë park.

Sipas prokurorisë, objektet janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast. Ata, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e këtyre veprave penale.

- Reklamë -
Detaje nga rasti Brezovica, sekuestrohen rreth 100 objekte ndërtimore

Prokurori Maloku tha se të gjitha objektet e ndërtuar në zonën e dytë të Brezovicës janë sekuestruar përkohësisht.

Sipas Malokut, i cili është edhe prokuror i rastit Brezovica, në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.

“Këto janë kryesisht, vikend-shtëpiza apo vila. Ka qenë edhe një hotel, edhe atë e kemi sekuestruar. Ndërkaq, objektet hoteliere gjenden në zonën e tretë [të Parkut Kombëtar ‘Sharri’] dhe në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me to”, tha për Radion Evropa e Lirë, Maloku.

Në mesin e objekteve të sekuestruara janë 80 objekte të ndërtuara plotësisht e disa në ndërtim e sipër.

Maloku bëri të ditur se autoritetet nuk mund t’i publikojnë emrat e pronarëve të objekteve të sekuestruara, por tha se pasi ata të lajmërohen tek autoritetet për të deklaruar se janë pronarë, prokuroria më pas do t’i bëjë publike emrat.

Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nikolliq, që është zyrtar i lartë i partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Maloku tha se lejet e ndërtimit janë lëshuar gjatë kohës sa Nikolliq ka qenë në pushtet.

“Lejet i ka dhënë komuna e Shtërpcës, Drejtoria e Urbanizmit, kryesisht kryetari, tashmë ish-kryetari, sepse pa të asnjë letër nuk është lëshuar”, tha ai.

Prokurori Maloku tha se hetimet për rastin Brezovica po vazhdojnë, duke shtuar se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të dërgohen lëndë në gjykata për disa të dyshuar.

Brezovica vlerësohet se është një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e saj të skijimit. Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike
21:59 -06/06/2026
Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë
21:51 -06/06/2026
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?