KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, mbyllen shtatë vendpunime për shkelje të sigurisë në punë
Siguri

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, mbyllen shtatë vendpunime për shkelje të sigurisë në punë

Kosova News
Kosova News 20:25 -05/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe nën asistencën e Inspektoratit të Punës, ka zhvilluar një aksion në 20 lokacione në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan, duke kontrolluar punimet në banesa kolektive për sigurinë e punëtorëve dhe qytetarëve.

Aksioni, i udhëhequr nga Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj dhe me pjesëmarrjen e 9 prokurorëve dhe 60 zyrtarëve policorë, ka zbuluar parregullsi në të gjitha vendet e inspektuara. Si rezultat, janë mbyllur shtatë vendpunime – dy në Pejë, tre në Istog, një në Klinë dhe një në Deçan – dhe janë shoqëruar personat përgjegjës nga kompanitë kontraktuese.

Në rastet ku janë evidentuar elemente të veprave penale, janë iniciuar procedime për shkelje të Kodit Penal të Kosovës për “Asgjësimin, dëmtimin ose heqjen e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimin e sigurisë në vendin e punës”. Gjithashtu, institucionet relevante janë njoftuar për përpilimin e raporteve dhe marrjen e veprimeve ligjore për punimet e kundërligjshme.

Prokuroria Themelore e Pejës thekson se vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 janë pranuar 19 raste për të njëjtën vepër penale, ku fatkeqësisht tre punëtorë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Institucioni bën apel te qytetarët që të raportojnë raste të tilla, për të garantuar që shkelësit e ligjit të ndiqen penalisht dhe të vendosen para drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Kosova News 05/09/2025 05/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?