Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit, raporton Index.hr.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën. Ai do të transportohet nga spitali i Vinkovac në KBC Osijek. Ai u pranua në spitalin e Vinkovcit në ora 08:30.
Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.