Policia e Kosovës njofton se tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka nodhur në rrugën “UÇK” në Rahovec.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, e të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor, derisa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘UÇK’ në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


