KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksident zinxhiror në Morinë – Mes tetë të lënduarve, një fëmijë dhe një grua shtatzënë
Siguri

Aksident zinxhiror në Morinë – Mes tetë të lënduarve, një fëmijë dhe një grua shtatzënë

Kosova News
Kosova News 10:12 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror pranë Vërmicës, mes tyre një fëmijë dhe një grua shtatzënë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare në Vërmicë, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit tetë persona kanë mbetur të lënduar.

“Në ora 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Vërmicë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen pas përfundimit të hetimeve nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Kroacia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?