Një aksident zinxhiror ka ndodhur pak minuta më herët në Fushë-Kosovë.
Raportimet e para bëjnë me dije se bëhet fjalë për katër vetura të përfshira në këtë aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet përkatëse policore, njofton Indeksonline.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident./indeksonline


