Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë, ku si pasojë një person është lënduar.
Lajmine ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një kamion dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ky aksident ka bërë që në rrugën magjistrale Prishtinë-Lipjan të shkaktohen kolona të gjata.


