Një aksident trafiku mes një vetura dhe një kombi ka ndodhur pasditen e së enjtes në magjistralen Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.
Deri në momentin e raportimit, nuk ka informacione nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e përplasjes.
Nga Policia ende nuk janë dhënë detaje për shkaqet apo të përfshirët në aksident, ndërsa Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

