Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Prishtinë-Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë tri vetura, teksa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha ajo.


