Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore motoçiklisti ka humbur jetën.
“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.