Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – ka deklaruar Ahmeti.


