Një aksidenti në Kijevë të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se nga ky aksident kanë mbetur pesë persona të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në ora 18:30 mes dy veturave, ndërsa ka njoftuar se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.


