Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në dalje të Vushtrrisë në rrugën për Mitrovicë.
Sipas fotografive të dërguara në radaksinë e KosovaNews, shihet se shoferi ka humbur kontrollin kështu duke dalë jashtë rrugës në cilën po zhvillohen punime.
Për shkak të aksidentit, ka interventuar Policia e Kosovës. Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marr detaje shtesë. /KosovaNews/





