Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Dy persona kanë mbetur të lënduar.Lajmin pe ka komfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, i cili tha një veturë në lëvizje ka dalë jashtë rrugës.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.


