Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në semaforët e Fakultetit Teknik.
Sipas fotografive, shihet se në aksident janë përfshirë një veturë Nisan dhe Audi A6.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se në këtë aksident, më rëndë e ka pësuar vozitësi i veturës Nisan, të cilin me shumë vështirësi e kanë nxjerrë nga vetura të lënduar.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihet të ketë mbërritur ambulanca.


