Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Bishtazhin, përgjatë rrugës Gjakovë–Prizren, ku janë përfshirë pesë automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Rreth orës 15:20, në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë–Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë pesë automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ata janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Elezaj.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.