Katër persona, në mesin e tyre dy policë, janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.


