Një vetaksident i rëndë në trafik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Parallovë të komunës së Artanës.
I përfshirë në këtë aksident ishte një kamion.
Kamioni i përfshirë në aksident ka dalë jashtë rrugës dhe ka pësuar dëme materiale, transmeton lajmi.net.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar drejtuesi i kamionit.



