Ka ndodhur aksident në mes një veturë dhe ngasësi të trotinetit elektrik, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Sipas Policisë, vozitësi i trotinetik është lënduar dhe ka marrur tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari që po drejtonte veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Prishtinë 29.08.2023 – 23:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture deri me tani të pa njohur e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një trotineti elektrik me drejtues viktimën mashkull kosovar, ku si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime dhe vazhdon te marr tretman mjeksor. Në lidhje me rastin eshtë konsultuar prokurori i shtetit, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.


