Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë të martën.
Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, ku shoferi i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.


