Një aksident ka ndodhur sot mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.
Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.


