Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht në hyrje-daljen e fshatit Trudë, është lënduar një person.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20 ku janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, ka bërë të ditur Kelani.


