Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër automjete.
Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.


