Në një aksident ndërmjet motoçikletës dhe veturës, i cili ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, kanë vdekur dy persona.
Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren, ka thënë se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
Mediat lokale nga Suhareka kanë publikuar foto nga aksidenti.