Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në mbrëmje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Sipas Policisë, aksidenti, në të cilin janë përfshirë tri vetura, ka ndodhur në orën 20:40.
“Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipjan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia.
Në vendngjarje thuhet se kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje.


