KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AKPPM e quan të kundërligjshme rregulloren për orarin e barnatorëve, çfarë thotë Komuna e Prishtinës
LajmeShëndetësi

AKPPM e quan të kundërligjshme rregulloren për orarin e barnatorëve, çfarë thotë Komuna e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 22:22 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM),  ka reaguar ndaj aprovimit nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës, lidhur me Rregullorën për kujdestaritë dhe orarin e punës së barnatoreve.

AKPPM, e  ka quajtur të kunderligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës, për kujdestaritë e barnatorëve. Në reagim thuhet se  AKPPM është i vetmi autoritet kompetent, për rregullimin e tregut farmaceutik, që bënë licencimin dhe rregullimin e fushëveprimtarisë se barnatoreve në Republikën e Kosovës.

Por me këtë nuk pajtohet komuna e Prishtinës.  Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës,  Izet Sadiku ka thënë për  “ Indeksonline”,  se  orarin e veprimtarive ekonomike,  e bëjnë vetë komunat.

“Kjo është çështje e zyrës ligjore që ka dhënë mendim. Zyra ligjore ka qenë pjesë e grupit. Orarin e veprimtarive ekonomike e bënë komuna, e ka pas me rregullore dhe më herët. Zyra ligjore e komunës ka  dhënë mendim dhe do të jap prapë mendim pas këtij reagimi. Plus ka qenë pjesë e grupit dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, kanë qenë të gjithë komponentët. Ne kemi caktuar veç orar kur me punu, jo qarkullimin e mallrave. Orarin e punës e bënë komuna dhe zyra ligjore ka dhënë mendimin e vet”, tha Sadiku.

Ndërsa thotë se nuk e di ku është bazuar AKPPM, e cila e ka quajtur rregulloren e Prishtinës, të kunderligjshme.

“Unë  nuk e di në çfarë është bazuar AKPPM për këtë deklaratë. Të gjitha komunat tjera kanë orare. Që disa vite funksionojnë barnatorët me orare dhe s’ka pasur asnjë reagim. Nuk e di pse ndaj Prishtinës ka reagim. Kur ka komuna që me vite të tëra e kanë caktuar orarin e barnatorëve si Drenasi e Lipjani. Kanë orare pse  nuk ka pasur reagim ndaj komunave tjera veç ndaj Prishtinës ka reagim që ka bërë shkelje, e komunat tjera jo. Kjo është indikative. Organet ligjore do ta japin mendimin e vet”, thotë Sadiku.

Sipas tij Komuna e Prishtinës e ka aprovuar një rregullore të tillë, për punën e  kujdestarive të barnatorëve, pasi që Prishtina deri më tani nuk ka pasur asnjë barnatore kujdestare dhe se gjatë natës, qytetarët janë detyruar të shkojnë në qytetet tjera, për të blerë barna.

“Kjo rregullore ka vetëm orarin e kujdestarive, pasi që qytetarët e Prishtinës është dashur të shkojnë të marrin barna natën vonë në Lipjan, pasi që s’ka pasur barnatore në Prishtinë hapur natën.  Kujdestari duhet me pas. Qytetarët disa herë kanë ardhur dhe janë ankuar se s’ka barnatore dhe rregullone këtë çështje, sepse në Prishtnë asnjë barnatore nuk punon mbas orës dy të natës.  Mu ka duk shumë e çuditshme që kur ka Lipjani, Drenasi e Obliqi barnatore që kujdestarojnë, e Prishtina  që i ka gjithë këto institucione shëndetësore e QKUK-në,  mos me pas barnatore kujdestare”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut

Në Budapest inaugurohet një pjesë e bibliotekës me emrin e Ibrahim Rugovës

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Kurti pret në takim Amir Rrahmanin

Prokuroria deklarohet pas intervistimit të Bislimit: Ishte dëshmitar në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut
18:18 -18/06/2025
Në Budapest inaugurohet një pjesë e bibliotekës me emrin e Ibrahim Rugovës
18:06 -18/06/2025
Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren
18:01 -18/06/2025
“Kapiten, kampion dhe shembull për gjithë sportistët e rinj” – Kurti pret në takim Amir Rrahmanin
17:25 -18/06/2025
Prokuroria deklarohet pas intervistimit të Bislimit: Ishte dëshmitar në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
16:58 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?