Dardan Cena është ndalur në çerekfinale të Evropianit të Hapur në Prishtinë. Ai pësoi me Ippon nga italiani Manuel Lombardo.
Lombardo realizoi hedhje të bukur në fillim të luftës. Tani Dardani kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit. I duhen dy fitore.
Akili mposht bartësin e parë
Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur.
Ai e mposhti bartësin e parë, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov. Akili realizoi hedhje për uazari pak para fundit të kohës së rregullt.
Me Heydarovin, Gjakova i kishte humbur katër duelet e deritashme.
Fitore për pak sekonda e Distrisë
Distria Krasniqi ka fituar për më pak se pesë sekonda në Evropianin e Hapur.
Ajo e mposhti me Ippon të bukur bullgaren Ivelina Ilieva.
Si bartëse e parë, Distria startoi më çerekfinale.
Tani do të paraqitet në gjysmëfinale.
Nora në gjysmëfinale
Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur në Prishtinë.
Nora në një luftë shumë të fortë e mposhti sllovenen Kaja Kajzer. Ndaj saj fitoi me Ippon, por vetëm në kohën shtesë.
Fitore e madhe e Dardan Cenës
Dardan Cena ka shënuar fitore të madhë në Evropianin e Hapur nê Prishtinë.
Në xhiron e dytë e mposhti gjermanin Igor Wandtke.
Ndaj tij fitoi me Ippon në kohën shtesë. Lufta e Cenës ishte shumë e fortë.
Gjakova me shumë mund kalon luftën e dytë
Akil Gjakova me shumë mund e mposhti austriakun Lukas Reiter.
Ndaj tij fitoi pas 8 minutave luftë. Lufta u vendos me dënime, ndërsa ishte shumë e fortë.
Fitore me Ippon e Dardan Cenës
Dardan Cena e ka nisur me fitore Evropianin e Hapur.
Ai realizoi dy hedhje ndaj Valtteri Olinit të Finlandës dhe fitoi me Ippon.
Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Dardan Cena nisin me fitore Kampionatin e Hapur EvropianTre xhudistë të Kosovës e kanë nisur me fitore Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.
Nora Gjakova ka shënuar fitore ndaj finlandezes Pilha Matikainen për të kaluar në raundin tjetër, ku do të ndeshet me Kaja Kajzer.
Fitorja e Norës erdhi në kategorinë deri në 57 kilogramë, aty ku garon edhe Distria Krasniqi e cila kaloi në raundin tjetër pa lojë.
Te meshkujt, në kategorinë deri në 73 kilogramë kanë shënuar fitore edhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
Gjakova mposhti në kohën shtesë kroatin Robert Klacar, ndërsa në raundin tjetër do të ndeshet me austriakun Lukas Reiter.
Në anën tjetër, Cena fitoi ndaj finlandezit Valtteri Olin dhe në raundin tjetër do ndeshet me gjermanin Wandtke.


