Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është ndalur në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Paris 2024.
Në një duel tejet të fortë në kategorinë -75 kg, Gjakova është mposhtur nga garuesi nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, i cili është renditur si numri një në botë në këtë kategori.
Paraprakisht Gjakova ka tregour një performancë të shkëlqyeshme gjatë rrugës së tij drejt gjysmëfinales, duke triumfuar në katër duele. Megjithatë, në përballjen e tij me Heydarov, pavarësisht përpjekjeve të tij të mëdha, kosovari nuk ia ka arritur të sigurojë një vend në finale.


