Kosova ka siguruar një medalje në Grand Slamin e Parisit.
Xhudisti Akil Gjakova ka arritur në finale, ku do të garojë për medlajen e artë,
Ai në gjysëmfinale mposhti italiani Manuel Lombardo, derisa në finale pëballet me Shakhram Ahadov.
Ndërkohë dy xhudistet e tjera kosovare, Distria Krasniqi e Nora Gjakova do të garojnë për medaljen e bronztë.
Distria u ndal në gjysëmfinale nga xhudistja japoneze, Kisumi Omoir, ndërsa Nora u mposht në çerekfinale, derisa nga repezashi po kërkon medaljen e bronztë.
Kosova u përfaqësua në Grand Slamin e Parisit edhe nga Dardan Cena e Erza Muminoviq, por që u elimiminuan shumë herët.


