KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ahmeti pas vizitës me Konjufcën në Asamblenë e KiE-së: Kosova një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Politikë

Ahmeti pas vizitës me Konjufcën në Asamblenë e KiE-së: Kosova një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 10:27 -25/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, pas vizitës së përbashkët me kryeparlamentarin Glauk Konjufca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), ka thënë se Kosova edhe një hap më pranë anëtarësimit në këtë mekanizëm.

Sipas Ahmetit, nga kjo vizitë është kuptuar që hapat e menjëhershëm të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës pas publikimit të raportit të Juristëve Eminent, kanë reflektuar pozitivisht në përparimin e procesit të anëtarësimit.

“Shqyrtimi dhe adresimi i rekomandimeve të Juristëve Eminent nga Grupi Koordinues për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës; miratimi nga Qeveria i Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Anëtarëve të tyre; miratimi nga Qeveria i Kornizës së Indikatorëve për të Drejtat e Njeriut, që për referencë ka standardet e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian; gatishmëria e Kryeministrit për takime të shpeshta dhe të rregullta me përfaqësuesit e komuniteteve etnike; nga ana e raportueseve dhe Komiteteve përkatëse janë shënuar si përparime të shpejta dhe serioze”, ka shkruar ai në Facebook.

Zëvendësministri i MPJD-së më tej ka thënë se përveç plotësimit të standardeve dhe adresimit të suksesshëm të rekomandimeve të Juristëve Eminent, lobimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe Kuvendit ka rezultuar në një mbështetje të madhe nga Grupet Politike dhe delegatët në APKiE, sikurse nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në KE për anëtarësimin e shpejt të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gatishmëria e institucioneve të Kosovës për adresimin e rekomandimeve të dhëna nga Këshilli i Evropës në njërën anë dhe mbështetja e madhe politike në APKiE dhe Komitet të Ministrave të KE në anën tjetër, do të duhej të përktheheshin në anëtarësim të shpejt dhe meritor të Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët e saj, veçanërisht komunitetet pakicë, të mos privohen nga mbrojta e të drejtave të tyre nëpërmjet mekanizmave të Këshillit të Evropës”, ka përfunduar Ahmeti. 

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 25/01/2024 25/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?