Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, e ka pritur në takim në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, i përbërë nga Heli Hyypia dhe Jenni Laakso.
Zëvendësministri Ahmeti tha se me ambasadorin vlerësuam lartë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, të cilat janë treguesi më i mirë i vullnetit politik për një partneritet dhe mbështetje të vazhdueshme për proceset të cilat janë me rëndësi të madhe për Kosovën dhe Finlandën.
“Së bashku diskutuam për bashkëpunimin dypalësh dhe procesin e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka e falënderova z. Nissinen për rolin mbështetës dhe aktiv të Finlandës”, ka shkruar Ahmeti./KosovaNews/


