KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AGK: Kërcënohen me vrasje dy gazetarë në Viti
Siguri

AGK: Kërcënohen me vrasje dy gazetarë në Viti

Kosova News
Kosova News 17:30 -11/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se janë kërcënuar me vrasje dy gazetarë në Viti.

Bëhet fjalë për gazetarët e medias lokale, Plus TV, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi.

Redaksia e Plus TV e ka njoftuar AGK-në se mesazhet kërcënuese me vrasje i kanë pranuar nga një llogari në rrjetin social Facebook, pas shkrimeve të fundit të kësaj medie lidhur me dy xhamitë në Komunën e Vitisë.

“Mesazhet kërcënuese me vrasje janë në drejtim drejtorit Fatos Hetemi dhe gazetarit Irfan Maliqi nga PlusTV…Këto kërcënime ndërlidhen me serinë e raportimeve të televizionit Plus lidhur me problemet e shqetësimet që kanë të bëjnë me xhamitë në Skifteraj dhe Ramnishtë, në këtë komunë, pasi Bashkësia Islame e Vitisë, në kuadër të BIK-ut, thotë se dy xhamitë, njëra në fshatin Skifteraj dhe tjetra në Ramnishtë, janë jashtë kontrollit dhe menaxhimit të BIK-ut dhe se frekuentohen nga njerëz të dyshimtë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e redaksisë.

Plus TV ka deklaruar se për kërcënimet e kanë njoftuar Policinë e Kosovës në Rajonin e Gjilanit.

“AGK-ja, e vlerëson shumë serioz dhe të rrezikshëm kërcënimin dhe e dënon në termat më të fortë.
AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës të kujdeset për sigurinë e gazetarëve dhe stafit tjetër të televizionit dhe të punojë intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e personit përgjegjës për kërcënimin”, thuhet në reagimin për media. 

Gjithashtu lexoni:

Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore

Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Kosova News 11/11/2023 11/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore
09:51 -11/07/2025
Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?