KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agjencitë ndërkombëtare shëndetësore humbin kontaktin me ekipet e tyre në Gazë
Botë

Agjencitë ndërkombëtare shëndetësore humbin kontaktin me ekipet e tyre në Gazë

Kosova News
Kosova News 11:45 -28/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për shëndetësi e Kombeve të Bashkuara dhe grupe të tjera të ndihmës thanë më 28 tetor se nuk janë në gjendje të komunikojnë me ekipet e tyre në Rripin e rrethuar të Gazës, përderisa po vazhdojnë bombardimet izraelite dhe sulmet tokësore.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, tha se ndërprerja e linjave të komunikimit në Gazë e ka bërë “të pamundur që ambulancat të shkojnë te të plagosurit”.

“Ne vazhdojmë të mos kemi kontakt me stafin tonë dhe me ndërtesat shëndetësore. Jemi të shqetësuar për sigurinë e tyre”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

UNWRA, agjencia e OKB-së për refugjatë njoftoi se deri të premten, 58 anëtarë të stafit të saj janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë.

Guillemette Thomas, koordinator shëndetësor në territoret palestineze për Mjekët pa Kufi, tha se kjo organizatë nuk po arrin të kontaktojë me ekipin për më shumë se 12 orë.

“Situata është shumë e vështirë”, tha ai për Associated Press. “Ne nuk mund të komunikojmë me ekipin tonë. Nuk e dimë nëse janë të sigurt”.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhuna në rritje nga kolonët izraelitë ka detyruar shumë palestinezë, veçmas komunitetet e beduinëve, që të largohen. Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara tha të premten se dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor ka bërë që të zhvendosen mbi 600 palestinezë, përfshirë 211 fëmijë, shkruan REL.

Izraeli tha të shtunën se po bombardon tunelet dhe bunkerët nëntokësor të grupit militant palestinez Hamas në Gazë. Bombardimet kanë shkaktuar ndërprerje të linjave të komunikimit dhe shërbimeve të internetit.

Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, grup që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 28/10/2023 28/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?