Bazuar në Grantin e performancës nga Ministria e Administrimit të Pushteti lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë ndarë 8 milionë e 300 mijë euro për 11 komuna të Kosovës, për investim të planifikuar gjatë viti 2024.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka mirëpritur çmimin e radhës për Komunën e qeverisjen e tij të suksesshme, me ç’rast është vlerësuar si Komunë përfituese e Grantit të Performancës Komunale.
“Çmimi i sotëm dëshmoi edhe njëherë mirëqeverisjen, ligjshmërinë e llogaridhënien ndaj qytetarëve, transparencën e efektivitetin – parime mbi të cilat jemi zotuar të punojmë dhe që sigurt po e implementojmë”, tha ai.
Ky model i menaxhimit të suksesshëm përkthehet në përfitim afro 400 mijë euro shtesë për qytetarët e Komunës së Shtimes
Lexoni edhe:


