Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht janë bërë nga janari deri në shtator të këtij viti.
Kështu tha kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, i cili funksionon në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Valdete Daka, e cila u shpreh se rreth 50 për qind e kërkesave po aprovohen.
Këto të dhëna Daka i ka përmendur në mbledhjen e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut. raporton KP.
“Kemi pranuar 681 kërkesa, janë aprovuar 269 kërkesa. 50 për qind të kërkesave aprovohen, që është bukur numër i lartë. Nuk qëndron ajo që asnjë nuk e merr lirimin me kusht”, është shprehur Daka.
Ajo ka theksuar se duhet të plotësohen disa kritere për aprovim të kërkesave.


