KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afër 30 vrasje gjatë vitit 2023 në Kosovë
Siguri

Afër 30 vrasje gjatë vitit 2023 në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:28 -03/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë vitit 2023, Kosova është përballur me një numër të lartë të vrasjeve, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, nga 1 janari deri më 31 tetor të vitit 2023, janë regjistruar 28 vrasje.

Kosova përgjatë vitit 2023 është tronditur nga dhjetëra vrasje, të cilat kanë ndodhur nga 1 janari e deri më 31 tetor të 2023.

Gjatë kësaj periudhe kohore, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 28 vrasje. Ky numër u bazua në raportin e policisë për periudhën janar-nëntor të vitit 2023.

Kjo shënon një rritje të vrasjeve krahasuar me vitin 2022, ku për 365 ditë u raportuan 21 vrasje.

Megjithatë, vrasjet nuk u ndalen as pas kësaj periudhe kohore.

Më 16 dhjetor u raportua të ketë ndodhur një vrasje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një person u vra me armë të ftohtë.

Rasti tjetër i njohur i vrasjes në Kosovë përfshin vdekjen e Liridona Ademajt.

Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar disa persona, duke përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Murseli akuzohet se i kishte premtuar Plavës një shumë të madhe parash për kryerjen e vrasjes.

Sipas sociologut Labinot Kunushevci, faktorët socialë që kanë kontribuuar në rritjen e numrit të vrasjeve janë prej më të ndryshmeve.

“Rritja e frustrimit social, toleranca ndaj rreziqeve të alarmuara për tensione dhune, mungesa e mirëqenies dhe integrimit në shoqëri, problemet ekonomike, qasja e butë ndëshkimore ndaj njerëzve me dosje penale të dhunës – relativizimi i fajit të dhunuesve, janë disa nga shkaqet që kanë rritur numrin e vrasjeve në Kosovë”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Tutje, ai ka thënë se për të arritur një shkallë më të lartë të ndërgjegjësimit shoqëror, është thelbësore të aplikohet një kontroll më i rreptë dhe i filtruar i të gjitha mekanizmave publikë që ndikojnë në raportet shoqërore.

“Media, arti, marrëdhëniet profesionale, ndarja e roleve gjinore, barazia dhe planifikimi familjar”, janë vetëm disa nga to, sipas Kunushevcit.

Ndër rastet e regjistruara, disa prej tyre kanë tronditur opinionin publik, për shkak të natyrës së tyre të rëndë.

Një vrasje në Banjë të Malishevës më 20 shtator, ku një person u gjet pa shenja jete dhe dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri.

Një tjetër rast ishte në Podujevë më 11 shtator, ku një ngjarje tragjike ndodhi para syve të një fëmije 4-vjeçar.

Gjithashtu, një person rreth moshës 48-vjeçare u vra në Prizren më 3 shtator para syve të familjes së tij.

Në Skenderaj, më 10 gusht, një 39-vjeçar u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Në Klinë, më 7 gusht, një person u vra me armë zjarri në një ngjarje ku viktima dhe i dyshuari kishin lidhje familjare.

Një tjetër vrasje kishte ndodhur më 5 gusht në “Bon Vivant“, ku përfunduan të plagosur 6 persona dhe 10 të tjerë u lënduan.

Ndërsa, një shtetase argjentinase ishte vrarë në Fushë-Kosovë më 2 gusht, kurse i dyshuari lidhur me vrasjen është arrestuar, ndërsa një 17-vjeçar u ther me thikë në Viti më 21 korrik dhe për pasojë nga plagët e marra ka vdekur.

Më datën 25 qershor të vitit 2023, kishte ndodhur një vrasje për tokë në Gjakovë, pas arrestimit, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetëmbrojtje, pasi të njëjtit e kishin rrahur fort.

Më datën 14 prill të vitit 2023, një grua ishte ekzekutuar në Pejë, kurse i dyshuar ishte djali i saj.

Ndërsa, më datën 24 janar të vitit 2023, në Kaçanik, nga Policia e Kosovës ishte gjetur një burrë i moshës 48-vjeçare i vrarë në veturën e tij./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

Kosova News 03/01/2024 03/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?