KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë
Botë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Kosova News
Kosova News 11:04 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy aeroplanë luftarakë britanikë kanë kryer misionin e tyre të parë mbrojtës mbi Poloni pas një inkursioni të dronëve rusë në qiellin e vendit.

Fluturimi ishte pjesë e operacionit të NATO-s “Roja Lindore”, i nisur për të forcuar krahun lindor të Evropës pasi Polonia rrëzoi dronë rusë në fillim të këtij muaji, shkruajnë mediat britanike.

Një dron rus u kap duke fluturuar mbi Rumani disa ditë më vonë, ndërsa tre aeroplanë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje për 12 minuta të premten.

Të tri ndërhyrjet në hapësirën ajrore të NATO-s nxitën shqetësime në lidhje me zgjerimin e mundshëm të luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë dhe janë parë si një përpjekje nga Moska për të testuar përgjigjen e aleancës ushtarake.

Incidenti mbi Poloninë e shtyu kryeministrin e saj, Donald Tusk, të paralajmëronte se vendi i tij ishte më afër “konfliktit të hapur” që kishte qenë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do t’i ofronte Varshavës mbulim shtesë ajror.

Dy Typhoonë të RAF-it, të mbështetur nga një aeroplan furnizimi ajër-ajër i RAF Voyager, u nisën nga RAF Coningsby, në Lincolnshire, të premten në mbrëmje për të mbrojtur qiellin e Polonisë përpara se të ktheheshin “shëndoshë e mirë” herët të shtunën në mëngjes.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se misioni dërgon një sinjal të qartë se “hapësira ajrore e NATO-s do të mbrohet”.

“Jam krenar për pilotët dhe ekuipazhin ajror të shquar britanikë që morën pjesë në këtë operacion të suksesshëm për të mbrojtur aleatët tanë nga agresioni i pamatur rus”./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?