KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Adresimi i Putin ngrit çmimin e naftës në botë, Berjani paralajmëron lëvizje edhe në Kosovë
Ekonomi

Adresimi i Putin ngrit çmimin e naftës në botë, Berjani paralajmëron lëvizje edhe në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:47 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet e karburanteve në Kosovë kanë pësuar rënie të lehtë ditëve të fundit. Sot, një litër naftë në vend ka çmimin 1.58 cent, ndërsa benzina 1.32 cent.

Së fundmi në botë, nafta u rrit për më shumë se 2% pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke përshkallëzuar luftën në Ukrainë dhe duke ngritur shqetësimet për furnizimin e mëtejshëm me naftë dhe gaz.

Mirëpo, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, deri sa të ketë luftë, nuk do të ketë stabilitet të çmimeve të derivateve. Mes tjerash Berjani tha se do të ketë lëvizje të mëdha të çmimit të derivateve.

“Lufta Ukrainë dhe Rusi ka ndikim në rritjen e derivateve në tërë globin. Dhe deri sa të përfundojë lufta do të kemi rritje të derivateve apo treg jo stabil. Do të jetë një treg me lëvizje të mëdha të çmimit”, deklaroi ai.

Kosova nuk e di se me çfarë lëvizje të çmimeve do të përballët ditëve të ardhshme, por sipas kryetarit të SHNK-së, tregu i derivateve është në duart e ShBA-së dhe nuk kanë rëndësi deklaratat e Putinit.

“Nuk mundemi të paragjykojmë se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijmë se kemi lëvizje të mëdha të çmimit në brezat ndërkombëtare dhe edhe të ne po reflekton. Deklarata e Putinit është deklaratë boshe. Tregu i derivateve është në duart e SHBA-së. Ne patëm një rënie të theksuar të çmimit kur presidenti Biden nxori në shitje rezervat shtetërore dhe patëm një ulje të çmimit rreth 20 cent”, u shpreh Berjani.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka miratuar në fund të qershorit udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme si dhe masave tjera mbrojtëse./kk/

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?