KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ademi e Duka pas homazheve te shtatorja e Vokrrit: Ai nuk do të vdesë kurrë
Pa kategori

Ademi e Duka pas homazheve te shtatorja e Vokrrit: Ai nuk do të vdesë kurrë

Kosova News
Kosova News 16:44 -23/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, dhe ai i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së 62 të tij.

Po ashtu, të pranishëm për homazhe ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Agim Nura e Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve dhe të tifozëve të kombëtares, “Dardanët”.

Ndërkaq, pas homazheve të dy presidentët, si Ademi edhe Duka, e vlerësuan lartë personalitetin dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së.

Ademi tha se kjo datë sjell përplot emocione, sepse në këtë ditë ka lindur një legjendë futbolli siç ishte Fadil Vokrri.

“Sot, Fadili do t’i bënte 62 vjet. Ai jetoj pak por veprat e tij flasin sikur të jetonte 200 vjet. Prandaj, me veprat e tij, ai, gjithmonë do të jetë i pranishëm dhe nuk do të harrohet nga të gjithë shqiptarët. Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së blertë dhe jam shumë i lumtur që kam qenë bashkëpunëtor i tij për shumë kohë”, tha Ademi.

Në anën tjetër, anëtari i KE të UEFA-s dhe presidenti i FSHF-së, Duka, tha se me kontributin që e ka dhënë Vokrri, ai nuk do të vdes kurrë.

“Kjo datë ka sjellë në jetë një nga legjendat e futbollit dhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri. Do të kishim shumë dëshirë që të jetonte më gjatë, por me atë çfarë ka bërë gjatë gjithë jetës së tij dhe kontributin e dhënë për futbollin, ai, nuk do të vdesë kurrë. Nuk do të vdesë jo vetëm në memorien e komunitetit tonë të futbollit, por edhe në memorien e çdo shqiptari, si një njëri që ka kontribuuar në futboll, si një familjar i mirë por edhe në të gjitha këndvështrimet e tij”, ka thënë Duka.

Me rastin e ditëlindjes së 62-të të Vokrrit, sot, në stadiumin që mban emrin e tij në kryeqytet, do të organizohet edhe turneu i veteranëve, në të cilin marrin pjesë Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë, Llapi dhe Prishtina./kp/

Gjithashtu lexoni:

Osmani në Washington, takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” mes grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në mbarë botën

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde”, vjen reagimi i parë nga një bashkëlojtarë i Jotas te Liverpooli

TAGGED: Federata, Homazhet
Kosova News 23/07/2022 23/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë
21:18 -09/07/2025
Kurti: Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari
20:48 -09/07/2025
Presidenti Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë
20:45 -09/07/2025
Abdixhiku takon ambasadoren kroate, diskutojnë për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional
19:58 -09/07/2025
Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu
19:50 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?