KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “AccuWeather”: Dimër ekstrem e pret Ballkanin Perëndimor
Siguri

“AccuWeather”: Dimër ekstrem e pret Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 10:48 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa Evropa po vazhdon të përballet me krizë energjetike, meteorologët kanë publikuar parashikimet e motit për stinën e dimrit në këtë kontinent.

Rritja e kostove të energjisë elektrike dhe e gazit po ushtron presion shtesë mbi perspektiven e përballjes me dimrin.

Periudhat e ftohta mund të ndikojnë edhe në ekonominë evropiane, thanë meteorologët e “AccuWeather” më 12 tetor, duke shtuar se pasojat mund të prekin turizmin dhe tregtinë, e kjo mund të zgjerohet edhe në nivel global.

Ky sezon pritet të ndikohet nga “La Niña”, fenomen oqeanik dhe atmosferik, kur temperaturat e ulëta të oqeanit, zgjerohen në tërë Paqësorin Ekuatorial, që nga ana tjetër, krijon sistem oqeano-atmosferik, që i zvogëlon temperaturat në glob.

Klimatologët thanë se fenomeni “La Niña”, është ende duke u forcuar dhe parashikohet të vazhdojë gjatë pjesës tjetër të muajve të vjeshtës dhe dimrit.

“La Niña”, sipas meteorologut Jason Nicholls, do të arrijë kulmin në nëntor, ndërsa do të kalojë në një fazë normale gjatë janarit.

Çka do të thotë kjo për perspektiven e dimrit 2022-2023 në Evropë?

Nisur nga fakti se ky është dimri i tretë nën ndikimin e “La Niñas”, ky sezon mund të ketë ngjashmëri me dimrat e kaluar.

Megjithatë, sipas meteorologëve të “AccuWeather”, ky vit përmban një enigmë që nuk ka ndodhur vitet e fundit.

“Një ‘La Niña’ e trefishtë ka ndodhur vetëm tri herë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave, për herë të fundit nga 1998 deri në 2001”, shpjegoi meteorologu Alan Reppert.

Evropa jugore, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Sllovenia dhe Rumania, pritet të përfshihet nga një stuhi e fuqishme në nisje të dimrit, ndërsa Portugalia, Spanja, Franca Jugore dhe Italia, mund të përfshihen nga stuhi dimërore. Erërat mund të nxisin shtim të shirave të rrëmbyeshëm, veçanërisht në Francë, në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ata që jetojnë në qytete, si Venecia, Itali, duhet të monitorojnë nga afër çdo stuhi në zonë këtë dimër për shkak të cenueshmërisë së vendndodhjes së tyre ndaj përmbytjeve. Një gjurmë stuhie dominuese në jug në të gjithë Evropën do të nënkuptonte gjithashtu reshje më të larta bore përgjatë shpateve jugore të Alpeve”, shpjegoi meteorologu i “AccuWeather”.

Stuhitë e erës janë të njohura për sjelljen e erërave të dëmshme, reshjeve të rrëmbyeshme dhe madje edhe të shkarkimit të borës në terrene më të larta.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?