KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Abdixhiku: VV-ja ndërtoi kauza fiktive dje, nuk mund të japë zgjidhje historike sot
Politikë

​Abdixhiku: VV-ja ndërtoi kauza fiktive dje, nuk mund të japë zgjidhje historike sot

Kosova News
Kosova News 15:26 -26/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova sot është peng i popullizmit, përkatësisht peng i politikanëve që për një kohë të gjatë kanë qenë në rol dhe atë në rol të madh mashtrimi, të cilët kanë ndërtuar kauza fiktive dje, ndaj nuk mund të japin zgjidhje historike sot.

“Popullizmi nuk sjell çmime të përballueshme, nuk sjellë vende të punës, nuk sjell cilësi në shërbime, nuk sjellë as arsim, as shëndetësi e as mirëqenie të qëndrueshme”, tha kryetari Abdixhiku.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me struktura e veprimtarë të LDK-së, si dhe bashkatdhetarë të shumtë në Gjenevë, ku tha se nuk është e rastësishme që në kaq kohë të shkurtër takohen bashkë dy herë në Zvicër, ndërkaq shtoi se kjo është shenjë e një lidhje e besëlidhje që i mbijeton kohës.

“LDK dhe mërgata shqiptare janë një familje, janë një shtëpi. Ne as nuk jemi mysafir në shtëpinë tonë gjeografike, e ju as nuk jeni mysafir në shtëpinë tuaj politike. Kurdo që shihemi e takohemi sërish, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kemi kaluar të dy, ne mbesim një shtëpi”, nënvizoi kryetari Abdixhiku.

Ndër të tjera, kryetari Abdixhiku, rikthimin e lidhjes me mërgatën e konsideroi si të domosdoshme e të përhershme, ngase, sipas tij, për LDK-në mërgata është pasuri kombëtare, për të cilën tha se e tillë ka qenë dhe do të jetë përherë.

Pasi që e vlerësoi maksimalisht rolin e mërgatës në të gjitha etapat që ka kaluar Kosova, kryetari Abdixhiku, para të pranishmëve tha se shumë kemi arritur në këto 32 vite, ndërsa shtoi se sërish kemi shumë për të bërë drejt projektit tonë përfundimtar.

“Lirinë, pavarësinë, demokracinë e vendit tonë duhet ta ankorojmë në Evropë. Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim një shtet euro-atlantik. Siç e kemi menduar në ditën e parë 32 vite më parë, siç po e kërkojmë sot, siç do ta bëjmë nesër ne”, theksoi kryetari Abdixhiku, dhe shtoi se ashtu siç LDK dhe mërgata i kanë bërë bashkë lëvizjet e mëdha gjeopolitike në Kosovë, bashkërisht edhe do të ankorojnë Republikën e Kosovës, projektin e Ibrahim Rugovës, në BE e në NATO.

Ai më tej tha se e kemi obligim të ri për veten dhe qytetarët tanë në hall që të japim një program të fuqishëm e përparimtar, dhe një ekip që implementon pa frikë, pa paranojë, pa demagogji, projektin e zhvillimit të vendit tonë.

“Sot kam ardhur në mërgatë, jo vetëm për të kërkuar mbështetjen tuaj, por për t’iu thënë që është koha që Kosova t’i japë mërgatës kontribute prapa. Që të zotohem para jush, se mbajtja e mësimit plotësues shqip, hapja e qendrave kulturore në mërgatë e kthimi i remitencave të bollshme në investime të mëdha – është prioritet i imi e bashkëpunëtorëve të mi. Nuk duam të ju shohim si burim i pashtershëm financimi e votimi, por si pasuri e jona kombëtare që meriton vëmendje institucionale”, tha kryetari Abdixhiku.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Abdixhku, nënvizoi se duke qenë bashkë në lidhjen e së ardhmes; patriotë, rugovistë, të djathtit, e secili i ri e i vjetër pa dallim, do t’i japim atdheut tonë shpresën e kërkuar kaherë, duke udhëtuar së bashku drejt stacioneve të së ardhmes./kp/

Gjithashtu lexoni:

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar

TAGGED: kauzat, mashtrimi, zgjidhjet
Kosova News 26/06/2022 26/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?