KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Uniteti është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë
Politikë

Abdixhiku: Uniteti është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë

Kosova News
Kosova News 09:46 -09/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se asnjëra parti politike s’e ka shumicën për të krijuar qeveri, duke bërë thirrje për unitet, pasi tha se ai s’është luks, por “është domosdoshmëri”.

Kreu i LDK-së ka përsëritur thirrjen për një qeveri uniteti mes partive, teksa paralajmëroi që subjekteve politike do t’ua dërgojë një platformë 15-pikëshe për bashkëpunim.

Ai ka shtuar se Kosovës i duhet një qeveri legjitime dhe një Kuvend funksional, “ një shtet që punon – tek më pas një opozitë që kritikon”.

“Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes. Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi. Nëse e trajtojmë me guxim dhe me përgjegjësi. Natyrisht se ka zëra mjaft që na ushqejnë që të rrimë larg, por sot para vetës kjo krizë na thërret veç për përgjegjësi. Asgjë më pak. Prandaj, gjatë kësaj jave, do të shkojë dhe një hap tutje. Pas finalizimit të konsultimeve të brendshme, do të dal me një Agjendë 15 pikëshe – një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim”, ka thënë ai në Facebook.

Abdixhiku u shpreh se “të gjithë ata që e ndiejnë peshën e kësaj kohe, të bashkohen me këtë propozim”.

“Mes betejave partiake që s’përputhen askund, një e vërtetë na bërtet qartë, askush pas tre muajsh, nuk ka një shumicë. Prandaj edhe tentativa e 28-të do të përfundojë pa epilog – veç si prolog i tjetrës. Popullin, atë në të cilin thirremi se e përfaqësojmë, e kemi lënë vet. Jonormalja, mes përsëritjeve të pafundme, është urgjencë! Vazhdoj të besoj se në këtë vend ekziston ende një vetëdije politike që ndjen përgjegjësi. Për njerëzit tanë. Për shtetin tonë. Për faktin se po kthehemi në shembull të pahijshëm – brenda dhe jashtë. Shpresoj që të kuptohet qartë: uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri. Po, Kosovës i duhet një opozitë. Po, Kosovës i duhet një balanc demokratik. Por para dyjave, Kosovës i duhet një pozitë. Një qeveri legjitime, një Kuvend funksional, një shtet që punon – tek më pas një opozitë që kritikon”, tha ai, duke shtuar se të tallesh me një popull të tërë plot 28 herë është e rëndë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 09/06/2025 09/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO
13:53 -09/06/2025
Malisheva me “inovacione”: Gropat në rrugë po shndërrohen në liqene për peshkim
13:37 -09/06/2025
“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë
13:19 -09/06/2025
Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar
13:00 -09/06/2025
Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së
12:46 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?