Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se do të bëjnë padi penale ndaj kryeminstrit në detyrë Albin Kurti, pasi që, sipas tij, është duke ushtruar funksionin edhe të deputetit, edhe të kryeministrit.
“Nëse gjatë këtyre dy ditëve nuk ka pasur marrëveshje politike edhe kjo seancë do të jetë e kotë. Partia e parë e ka për detyrim demokratik të gjejë kompromis me partitë që kanë ofruar gatishmëri për kompromis. Në qoftë se nuk ka marrëveshje politike për kryeparlamentarin do të jetë seancë si çdo seancë tjetër. Ne si LDK ndajmë pikëpamje krejt ndryshe prej partisë së parë edhe për sa i përket politikave publike në vend edhe sa i përket qasjes. Është edhe më e çuditshme se si një ditë bëjnë postime se si partitë shqiptare janë bërë bashkë me Listën Serbe e të nesërmen akuzojnë se iu është errësuar mendja e pasnesër kërkojnë kompromis”.
Deputeti Kurti me qenë se shkon në qeveri do të ketë padi penale për këtë gjë. Do ta bëjmë, sepse një njeri që jep betimin për deputee është deputet. Nuk mund të jetë edhe deputet, edhe ushtrues detyre i një pozicioni tjetër”, tha Abdixhiku.