KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Po përballem me gjuhë denigruese e seksiste, e papranueshme
Politikë

Haxhiu: Po përballem me gjuhë denigruese e seksiste, e papranueshme

Kosova News
Kosova News 13:21 -23/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila është propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se gjatë kësaj kohe po përballet me “gjuhë denigruese, mizogjene dhe seksiste”.
Haxhiu e cila dështoi për të tretën herë për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës tha se kanë shumë vullnet për të ecur përpara, por edhe të konsultohen me partitë opozitare.

“Që nga 15 prilli, Kuvendi mbetet i bllokuar, herë me raportin e verifikimit të mandateve, e tash me emrin tim për kryetare të Kuvendit. Duhet ta keni parasysh se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetueses i jep të drejtë partisë fituese të dalë nga zgjedhjet që të bëjë propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe këtë të drejtë nuk ia jep opozitës. Duhet të kuptohen forcat politike në Kuvend, të mishërohet vullneti i popullit, sepse qytetarët e Kosovës të cilët e kanë mbështetur fuqishëm LVV-në. Ne kemi shumë vullnet për të ecur përpara, por nuk mund të na imponojnë emra e kandidatëve”, tha ajo.

E propozuara për kryekuvendare, Albulena Haxhiu tha se gjatë kësaj kohe për përballet me etiketime si figurë përçarëse, konfliktuoze, e monstrum politik.

Ajo tha se kjo gjuhë karshi saj është e papranueshme.

“Ajo me çka unë jam përballur gjatë kësaj kohe, ‘është figurë përçarëse, është konfliktuoze, është monstrum politik, është terroriste politike, është specie e përçudnuar’. Së pari kjo gjuhë është e papranueshme, jo vetëm që po bëhet ndaj meje, por ndaj kujtdoqoftë. Shqetësimi im në këtë pikë është që kjo gjuhë denigruese, gjuhë mizogjene, seksiste i dekurajon gratë të merren me politikë sepse kur shohin përbaltjet e grave, sot unë dje Mimoza, pardje, Saranda, Donika dhe të tjera natyrisht që pastaj mendojnë mirë se a të merren me politikë. Duhet pas parasysh që unë asnjëherë nuk kam pasur një funksion unifikues”, theksoi ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është krenare për veprimet e saj politike, duke shtuar se nuk ka pas funksion unifikues.

“Kam qenë më shumë se 10 vite deputete e opozitës, gati 5 vite ministre e Drejtësisë, dhe kam pasur përballje politike, por gati 15 vite aktivitet politik, asnjëherë nuk kam votuar për diçka që bie ndesh me qytetarët, me Republikën e Kosovës, as nuk kam votuar Gjykatën Speciale, se dje më akuzuar për këtë…. As marrëveshjen e prillit që parasheh Zajedinicën, dhe as nuk kam votuar për aministimin e kriminelëve serbë dhe jam krenare për veprimet e mia publike. Por nuk është në rregull të më akuzojnë për diçka që nuk kam pasur, pra funksion unifikues nuk kam pasur. Natyrisht se nëse këta vendosin të japin mbështetjen për mua si kryetare e kuvendit, mandej mund të flasim pasi që unë ta kem këtë pozitë“, tha ajo.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit,

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 23/04/2025 23/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?