Me 333 vota për, Lumir Abdixhiku është zgjedhur sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në sallë prezentë ishin 333 delegatë, nga 335 sa gjithsej i ka LDK-ja
Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.
Paraprakisht anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) s’ia dhanë fjalën Faton Bislimit gjatë procesit zgjedhore të kësaj partie.
Ai doli para anëtarëve dhe me dorën ngritur lart kërkonte të fliste.
“A dëshiron të flasë edhe dikush tjetër? A dëshiron dikush tjetër të marrë fjalën nga përbërja e Kuvendit? Nëse jo, pyes anëtarët e Kuvendit kush është për këtë draft rregullore të propozuar”, ka thënë anëtari Kujtim Shala, derisa Bislimi u largua më pas.