KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Qeveria Kurti jeton nga kriza në krizë – s’e mbajnë asnjë parim
Politikë

Abdixhiku: Qeveria Kurti jeton nga kriza në krizë – s’e mbajnë asnjë parim

Kosova News
Kosova News 23:45 -01/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka mbajtur as një parim.
Rrjedhimisht, Abdixhiku thotë se kjo qeveri është pa parime dhe jeton “nga kriza në krizë”.
Gjatë një interviste për Klan Kosovën, të shtunën, Abdixhiku është pyetur në lidhje me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në fakt, kjo qeveri përfaqëson rastin më të rëndë të ndryshimeve të qëndrimeve. Ajo nuk ka mbajtur asnjë parim, rrjedhimisht qeveris pa parime. E qeverisja pa parime, përveç se është pa rezultat e kaotike, është edhe pa përgjegjësi ndaj zgjedhësve të vet. Kjo qeveri ka premtuar Bankë Zhvillimore, Fond Sovran, Banim Social – si premtime identitare elektorale. Tash e dy vjet nuk ka as edhe një hap në këtë drejtim. E vërteta është se unë jam i lumtur që s’është bërë asnjë hap drejt projekteve të tilla të gabuara e të predestinuara për dështim; por e vërtetë e njëjtë është se këto zotime kanë qenë publike dhe një qeveri mbahet përgjegjëse për atë që premton dhe realizon”, ka thënë Abdixhiku.

“Në anën tjetër, ka projekte të domosdoshme që s’kanë marrë asnjë vëmendje në këto dy vjet. Janë premtuar plot 160 çerdhe – ndonëse janë ndërtuar vetëm dy. Merreni me mend, dy çerdhe në dy vjet. Ende e kam të vështirë ta kuptoj se si një qeveri e tërë, me gjithë kapacitetet që ka, të mos jetë në gjendje të ndërtojë më shumë se dy çerdhe në dy vjet. Kjo qeveri ka premtuar pastërti qeverisëse, ndonëse nuk ka institucion publik të pambushur me familjarë të zyrtarëve të lartë. Madje ky familjarizëm është bërë krejt i zakonshëm tashmë. Kjo qeveri ka premtuar dhe reciprocitet me Serbinë, por sot importet nga Serbia janë në rekordet më të larta historike të 23 vjetëve të fundit. Kurrë më shumë Serbia nuk ka shitur në Kosovë sesa që shet sot. Për dy vjet nuk kemi një metër rrugë të shtruar më shumë. Nuk kemi asnjë kapacitet të ri shëndetësor, arsimor, energjetik e ekonomik. Janë dy vite të plota – dhe dy të tjera shkojnë bukur shpejt – dhe do të kemi për herë të parë një qeveri që nuk arrin të identifikohet me asnjë projekt. Me as edhe një shenjë. Së paku diçka të kishin nisur”, ka deklaruar ai.

“Si zëvendësim të punës së presupozuar, ne kemi parë një qeveri që jeton nga kriza në krizë. Krizat janë shkaktuar kryesisht si rezultat i mosveprueshmërisë me kohë. Merreni për shembull inflacionin. Refuzimi kokëfortë për heqjen e barrës fiskale në produkte bazike e lëndë të parë ka prodhuar numra rekord në rritjen e çmimeve. Në energjetikë, mosreagimi me kohë ka prodhuar reduktime në mes të verës, ndërsa dimrit, sidomos nëse kemi dimër me mot të ftohtë, do të jetë edhe më vështirë. Tash e gjashtë muaj jemi pa Bllokun A5; sepse Qeveria e Kosovës nuk ka intervenuar në këtë bllok me kohë. Në grevën në arsim, vonesa në trajtim shkaktoi humbje mësimore që s’riparohet më”, ka thënë kryetari i LDK-së.

”Në përgjithësi, kjo qeveri ka shkaktuar përplasje e polarizim me secilin aktor në Kosovë. Ka shkaktuar përplasje me sektorin privat, duke i quajtur në bllok pjesë të një mafie, me mësimdhënësit, duke i quajtur analfabetë, me mediat, duke i portretizuar si shërbëtorë të kapjes e me vetë spektrin politik në vend. Për fatin tonë të keq, kjo qeveri këtë stil përplasës e ka reflektuar dhe me jashtë; me aleatët tanë tradicionalë. Është e padurueshme se si me kaq shumë lehtësi iu dhurojmë kundërshtarëve tanë aleatët që na kanë qëndruar në momentet më të rënda historike”, përfundoi Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Kosova News 01/01/2023 01/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?